VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Didier Burkhalter zgjidhet në qeveri

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Didier Burkhalter zgjidhet në qeveri
E Mërkurë, 09.16.2009, 01:18pm (GMT+1)

 

 

                   Didier Burkhalter

 

Voal-online -Mbledhja e përbashkët e dhomave të Parlamentit Zviceran ka zgjedhur nojshatelianin 49 vjeçar, ekonomist, nga radhët e FDP-së, pasues të Pascal Couchepin në qeveri, duke u bërë kështu anëtari i 112-të i qeverisë i zgjedhur. Rrugën për në qeveri ia hapi kandidati tjetër i FDP, Christian Lüscher, i cili u tërhoq nga gara pas raundit të tretë të votimeve. Kandidati i CVP, Urs Schwaller, deri atëherë kryesues në votime, nuk do të kishte më mundësi për t'u zgjedhur, duke mbetur pas raundit të katërt me 106 vota nga 129 të fituesit.  SVP e cila kishte mbështetur më parë Luscher, e kaloi mbështetjen tek Burkhalter. Pragu i mjaftueshëm për t'u zgjedhur ishte 120  vota. Në raundin e parë të votimit u përfshi edhe kandidati jozyrtar i FDP, tiçinezi Dick Marty, i cili mori 34 vota.  Pastaj ai e tërhoqi kandidaturën.

 

Në përmbyllje të votimit e mori fjalën Burkhalter, duke falënderuar në frëngjisht për besimin e dhënë. Ai premtoi se do të punojë për të mirën e vendit, për forcimin e institucioneve dhe për kryerjen e reformave të thella. Ai tha se me zgjedhjen e tij i thuhej një po tjetër marrëveshjes politike, konkordancës, mbi të cilën bazohet qeverisja e vendit prej më shumë se pesëdhjetë vjetësh. Me zgjedhjen e Burkhalterit FDP merr vendin e dytë në qeveri.

 

   Burkhalter takohet me gazetarët

 

 

Burkhalter është nojshateliani i nëntë që zgjidhet në qeveri. Pas tre socialistëve, tani i vjen radha një liberali. Kantni Nojshatel (Neuchatel) është në vendin e katërt për numrin e anëtarëve që ka sjellë në qeveri, pas Zyrihut (Zürich) me 20, Vosë (Waadt) me 14 dhe Bernës (Bern) me 12. Obwalden, Basel-Landschaft, Appenzell Innenhorden dhe Galurs kanë sjell nga një. Ndërsa kantonet Uri, Schwyz, Nidwalden, Schafhausen dhe Jura nuk kanë djellë deri tani asnjë.

 

Ai zë vendin e Pascal Couchepin në fund të tetorit, duke drejtuar kështu Departamentin e Punëve të Brendshme, Eidgenössische Departement des Innern (EDI). Megjithatë problemi i postit vendoset përfundimisht të premten.

 

Kryetarja e Parlamentit, Chiara Simoneschi-Cortesi, duke përshëndetur Pascal Couchepin që po largohet nga qeveria, tha se qeverisë do t'i mungojë një liberal me vizion social, një burrë i vërtetë shteti që me frymën e tij të hapur dhe krijuese ndihmoi për zgjidhjen e shumë problemeve të rëndësishme të vendit. Ajo tha se ai ishte më shumë se një "kafshë politike", sepse me inteligjencën, energjinë dhe zemrën i dha shumëçka qeverisë.

 

Pas 11 vjet në qeveri dhe 40 vjet në politike Pascal Couchepin largohet nga qeveria dhe politika. Në fjalën e tij të lamtumirës ai nënvizoi domosdoshmërinë e kuptimit të kompromisit dhe të respektit për pakicën. Zvicra, tha ai, ka mbetur e fortë, sepse i ka kuptuar në kohë pikat e mundshme të dobëta.

 

 

Kush është Didier Burkhalter

 

Pasi mbaroi studimet e larta për ekonomi, Didier Burkhalter punoi si redaktor ekonomik. Pastaj hyri aktivisht në politikë. Në vitin 1991-2005 ishte anëtar i qeverisë së Nojshatelit, duke u zgjedhur tri herë presidenti. Në Këshillin e Gjerë të Nojshatelit ishte në vitet 1991 deri në vitin 2001, pastaj u zgjodh në Këshillin Kombëtar në vitet 2002-2007. Prej atëherë është zgjedhur në Këshillin e Shteteve.

 

Është i martuar, ka tre fëmijë. Më 8 korrik ishte i pari që shpalli zyrtarisht kandidaturën për të pasuar Pascal Couchepin. Është i njohur për besnikërinë ndaj partisë. Bindjet politike e bëjnë të aftë në cilësinë e mediatorit të durueshëm në situata kritike. Gjatë fushatës për vendin në qeveri ka nënvizuar dëshirën e tij për t'ia rritur besimin qeverisë, demokracisë dhe konkordancës, marrëveshjes së formulës qeverisëse aktuale të Zvicrës. (http://nachrichten.ch.msn.com)schweiz) (http://info.rsi.ch/home)

 

 

         Burkhalter bën betimin

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Google: Zvicra kundër Street View (09.15.2009)
Tenis US Open: Federer triumfon në gjysmëfinale (09.14.2009)
Në Zvicër po qëndron një delegacion i Bashkësisë Islame të Kosovës (09.12.2009)
Dik Marti pranon të jetë kandidat për në qeveri (09.10.2009)
Studim: Zvicra ekonomia më konkuruese në botë pasuar nga SHBA (09.09.2009)
Fitore e madhe e Zvicrës kundër Greqisë (09.06.2009)
Kryetari i Partisë Socialiste lavdëron Urs Shvalerin si pasues të Kushpë (09.04.2009)
Këshilli i Madh bernez është kundër Jurës së Madhe (09.03.2009)
Në universitet shtatë zviceranë në dhjetë (08.31.2009)
Partia Socialiste nuk e mbështet Fulvio Pelin për në Këshillin Federal (08.28.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]