VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTJA E KËSHILLIT KOMBËTAR MAYA GRAF PRITI DALAI LAMËN

E Mërkurë, 04.17.2013, 11:00am (GMT1)



Voal-online - Dje presidentja e Këshillit Kombëtar të Zvicrës priti për një bisedë të shkurtër në Pallatin e Parlamentit Dalai Lamën, i cili ka ardhur për një qëndrim në Zvicër.

Dalai Lama, kreu shpirtëror i budistëve të Tibetit, i viziton rregullisht rreth 4000 tibetianët që jetojnë në Zvicër. Personalit i njohur botërisht, në vitin 1989 ka marrë çmimin Nobel për Paqe.

Takimi me presidenten e Këshillit Kombëtar u zhvillua në shpirtin e traditës helvetike të hapjes dhe të mikpritjes.



www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.