VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHOQATA E BANKIERËVE ZVICERANË - 'SEKRETI BANKAR TË JETË MË PAK SEKRET'

E Hënë, 04.22.2013, 09:24am (GMT1)




Voal-online - Shoqata Zvicerane e Bankinerëve (Schweizerische Bankiervereinigung) mori qëndrim nga ana e saj lidhur me sekretin bankar.

Në faqet e NZZ am Sonntag, Patrick Odier thotë se e shikon të mundshëm shkëmbimin automatik të informacioneve, duke u pajtuar që kjo praktikë të shndërrohet në
një standard në nivel ndërkombëtar.

Në intervistën e gazetës së të dielave presidenti i shoqatës nënvizon se bankierët mund të përshtaten me kërkesat e bëra nga G20 e nga Bashkimi Evropian kurdo që shkëmbimi automatik të vendoset në nivelin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik Evropian, organizatë ku Zvicra është anëtare.

Sa iu përket marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, Odier tha se Zvicra duhet të veprojë aktivisht, duke kërkuar dialog me Brukselin. Dosjet kryesore që duhen diskutuar janë, sipas tij, kapitalet e depozituara në Zvicër prej shumë kohësh dhe shtrirja e taksimit mbi kapitalet në formë kursimesh.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.