VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËNGËTARJA AMERIKANE TINA TURNER ËSHTË BËRË ZYRTARISHT SHTETASE E ZVICRËS

E Premte, 04.26.2013, 07:18am (GMT1)




Këngëtarja amerikane, Tina Turner, është bërë zyrtarisht shtetase e Zvicrës.

73-vjeçarja që nga viti 1995 jeton në qytetin Küsnacht në rrethinë të Zyrihut. Ajo iu është nënshtruar procedurave dhe ka paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për të marrë shtetësinë.

Krerët komunalë që në janar njoftuan se këngëtares i është miratuar marrja e shtetësisë, mirëpo vendimin final është dashur ta merrnin autoritetet shtetërore dhe federale.

"Jam shumë e lumtur në Zvicër. Këtu ndihem si në shtëpi. Nuk mund të imagjinoj vend më të mirë për jetese", ka deklaruar Turner.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.