VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EVEREST - SULMOHET NGA SHERPAT FIZIKISHT UELI STECK, BRAKTIS NGJITJEN

E Hënë, 04.29.2013, 08:55am (GMT1)



Voal-online - Policia nepaleze ka hapur një hetim për të hedhur dritë në grindjen ku dje pasdite u përfshinë dy alpinistë, zvicerani Ueli Steck e italiani Simone Moro, e një grup i madh i sherpave në fushimin bazë 2 të Everest.

Të dy alpinistët janë sulmuar e goditur në vijim të një ndërhyrjeje të tyre lidhur me fiksimin e litarëve në një faqe shkëmbore të Lhotse, në rreth 7200 metra lartësi. Kur kanë zbritur në fushim, të dy sportistët janë rrethuar nga rreth njëqind sherpa.

"Na kanë thënë se po të mos largoheshim nga fushimi 2 brenda një ore, do të na nxirrnin me forcë," ka treguar 45 vjeçari Simone Moro në sajtin web Montagna.tv. Moro i kishte shpëtuar për pak një thike, e cila kishte goditur çantën e tij. Ndërsa 36 vjeçari bernas, Ueli Steck, i njohur për shpejtësinë dhe shkathtësinë në ngjitjet e Alepeve si në Veri të Eiger, ishte goditur me një gur në fytyrë, mbi gojë.

Përplasja nuk është shndërruar në tragjedi vetëm falë ndërhyrjes së alpinisteve të tjerë të huaj. Moro, i palënduar, ka deklaruar se dëshironte të vazhdonte ngjitjen, ndërsa Steck, i dëmtuar seriozisht, ka vendosur të largohet dhe është zhvendosur në Kathmandu.

Ngaqë ia kishte shpëtuar jetën një alpinisti tjetër, pikërisht në vargmalin Himalaja, më 2008 alpinisti zviceran Ueli Steck e kolegu i tij Simon Anthamatten morën në Zyrih çmimin Prix Courage, çmimin e Trimërisë.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.