VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
50 TË RINJ NGA EVROPA LINDORE PËRFSHI SHQIPËRINË VIZITOJNË ZVICRËN ME RASTIN E 50 VJETORIT TË ANËTARËSIMIT TË SAJ NË KËSHILLIN E EVROPËS E Martë, 04.30.2013, 06:38am (GMT1)
Nga 1-7 maj 2013, të ftuarit, mes tjerash,
do të qëndrojnë në Landsgemeinde në Glaris, për t'u takuar me përfaqësuesit e
Asamblesë Ndërjurasiane në Moutier e për të diskutuar me një grup
bashkëmoshatarësh zviceranë për majën e Stockhornit. Udhëtimi i tyre do të nisë
nga Strasburgu me një vizitë në Këshillin e Evropës dhe do të përmbyllet në
Friburg, ku do t'ia dorëzojnë këshilltarit federal Didier Burkhalter dhe
Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Thorbjørn Jagland një deklaratë
për aspiratat e tyre ndaj Evropës së nesërme. Në Glaris do të jenë të pranishëm
në Landsgemeinden tradicionale dhe në vijim në një paraqitje njohëse mbi
sistemin demokratik zviceran. Në kantonin e Bernës Këshilli Zviceran i
Veprimtarive Rinore do t'i takojë të rinjtë në majën e Stockhornit për një laboratori
të shkëmbimeve ndërkulturore me një grup bashkëkohësisht zviceranë, me të cilët
së bashku do të japin një deklaratë për aspiratat ndaj Evropës së nesërme. Në kontekstin e 50 vjetorit të pranimit të Zvicrës në Këshillin e Evropës, të martën e shkuar në Asamblenë Parlamentare të Strasburgut këshilltari federal Didier Burkhalter ka mbajtur një fjalim mbi rëndësinë e Këshillit të Evropës dhe mbi përkushtimin e Zvicrës në favor të respektit dhe të zbatimit të drejtave të njeriut, të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë, përfundon deklarata e shtypit e lëshuar nga Departamenti Zviceran i Punëve të Jashtme. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |