VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Në Bernë hapet Qendra e re Robert Valser
E Shtunë, 09.19.2009, 06:07am (GMT1)

 

Voal-online Në Bernë do të hapet Qendra e re Robert Walser, një shtëpi ku të bëhet mbledhja, kërkimi, dokumentimi i veprës së poetit të shquar zviceran. Hapja do të përurohet me një vëllim të ri poetik dhe me një ekspozitë.

 

Fondacioni Walser u zhvendos nga Zyrihu në Bernë në majin e sivjetëm. Ky fondacion ishte përqëndruar kryesisht në fushat kryesore të veprimtarisë së poetit zviceran.

 

Robert Walser lindi në Biel më 1878 dhe jetoi një kohë të gjatë në Bernë.

 

Qyteti dhe Kantoni i Bernës e pritën me entusiazëm zhvendosjen e Fondacionit Walser nga Zyrihu në Bernë. Fondacioni do të ketë buxhetin e tij vjetor prej 620 00 frangash zviceranë nga kapitalet e trashëguara dhe do të ketë një ndihmë vjetore prej 100 000 frangash nga qyteti i Bernës.

 

Për botimin e plotë të veprës së Robert Walser, e cila do të kryhet plotësisht deri në vitin 2025, do të sponsorizojnë Bashkia e Bernës, Banka Kantonale dhe do të mbështetet nga projekte të nxitura e të miratuara prej parlamentit të kantonit. (http://nachrichten.ch.msn.com/kultur)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.