E Martë, 04.23.2024, 07:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
BINJAKËT AJETI NËNSHKRUAJNË ME FC BAZEL, JO ME BARCELONËN

E Premte, 05.03.2013, 09:36am (GMT+1)





Bazel, 3 maj - Adonis dhe Albian Ajeti kanë nënshkruar kontratë profesionale me ekipin zviceran të Bazelit. Binjat 16-vjeçcarë në prani të babait të tyre, Afrim Ajeti kanë hedhur firmën në letrat, që i bën ata lojtarë të kampionëve të Zvicrës. Siç shkruan "Sporti shqiptar", kontrata e tyre 3-vjeçare nis me 1 korrik 2013 dhe përfundon me 1 korrik të vitit 2016.

Adonis Ajeti luan aktualisht si mesfushor qendror dhe mban shiritin e kapitenit tek ekipi U16 i Bazelit. Vëllai i tij, Albiani, luan në pozicionin e sulmuesit në ekipin U18.

Por ata kanë edhe vëllanë më të madh që luan për Bazelin. Ai quhet Arlind Ajeti, i cili luan në ekipin e parë.

Në kërkim të dy binjakëve ishte vënë në kërkim Barcelona dhe kontrata është një masë mbrojtëse nga ana e Bazelit në mënyrë që të parandalojë largimin e talenteve.

Por në një kohë që Bazel dhe Barcelona luftuan hapur për këto talente dhe në fund, fitoi ekipi që i kishte pjesë të akademisë, kombëtarja shqiptare nuk ka shfaqur ende interes për këta dy talente që në të ardhmen mund të japin një kontribut të madh për bluzën kuqezi.

Dy 16-vjeçarët luajnë aktualisht për kombëtaren e Zvicrës. Por përderisa nuk kanë luajtur ende për ekipin e parë, Shqipëria mund t'i bëjë pjesë të saj.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SULMET NË INTERNET GJITHNJË E MË TË STËRHOLLUARA (05.02.2013)
PRILLI ISHTE MUAJ I EKSTREMEVE METEOROLOGJIKE (05.01.2013)
ME RASTIN E MARRJES SË ÇMIMIT 'DIASPORA', UELI LEUENBERGER FLET PËR MARRËDHËNIET MES ZVICRËS DHE KOSOVËSLeuenberger: Si politikan zviceran dhe si mik i Kosovës, jam “në mes dy zjarresh” (04.30.2013)
50 TË RINJ NGA EVROPA LINDORE PËRFSHI SHQIPËRINË VIZITOJNË ZVICRËN ME RASTIN E 50 VJETORIT TË ANËTARËSIMIT TË SAJ NË KËSHILLIN E EVROPËS (04.30.2013)
EVEREST - SULMOHET NGA SHERPAT FIZIKISHT UELI STECK, BRAKTIS NGJITJEN (04.29.2013)
Blick - SHQIPTAROZVICERANI ARNOLD GJERGJAJ PARTNER STËRVITOR I VLADIMIR KLITSCHKOS (04.27.2013)
KËNGËTARJA AMERIKANE TINA TURNER ËSHTË BËRË ZYRTARISHT SHTETASE E ZVICRËS (04.26.2013)
ZVICRA KUFIZON EMIGRACIONIN EDHE PËR EVROPIANËT (04.25.2013)
DIDIER BURKHALTER: ZVICRA MBËSHTET MARRËVESHJEN KOSOVË-SERBI DHE ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË KËSHILLIN E EUROPËS-Të rinj nga Shqipëria do të vizitojnë Zvcrën me rastin e 50 vjetorit të anëtarësimit të saj në KE (04.24.2013)
SHOQATA E BANKIERËVE ZVICERANË - 'SEKRETI BANKAR TË JETË MË PAK SEKRET' (04.22.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]