VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA - AEROPLANI ZVICERAN SOLAR IMPULSE E FILLOI UDHËTIMIN 19 ORËSH

E Premte, 05.03.2013, 08:20pm (GMT1)



Një aeroplan solar e ka nisur sot fluturimin nga Kalifornia në kuadër të përpjekjes së parë për udhëtim nëpër Shtetet e Bashkuara.

Aeroplani me emrin Solar Impulse, u ngrit nga një aeroport i përbashkët civilo-ushtarak afër San Franciskos, dhe u nis për në qytetin Feniks në shtetin fqi Arizona.

Pritet që ky udhëtim të zgjatë 19 orë, meqë aeroplani zhvillon fluturim me një shpejtësi më të vogël.

Pilotë dhe bashkëthemelues të projektit janë zviceranët Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg.

Parashihet që aeroplani solar, që në çdo ndalje e pret motin e përshtatshëm, pas dy muajsh ta përfundoj udhëtimin me aterimin në Nju Jork.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.