VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MBLIDHEN ASAMBLETË E PARTIVE - PËRCAKTOJNË QËNDRIMET PËR REFERENDUMET E 9 QERSHORIT

E Shtunë, 05.04.2013, 09:31am (GMT1)




Voal-online - Delegatët e Partisë Popullore Zvicerane (SVP), të Partisë Liberale-radikale (FDP), të të Gjelbërve Liberalë e të Partisë Qytetare Demokratike (BDP) janë mbledhur sot në asamble për të formuluar rekomandimet e votës në konsultimet e ardhshme federale.

Më 9 qershor, në fakt, do t'i nënshtrohen votimit popullor dy objekte: iniciativa për zgjedhjen popullore të Këshillit Federal dhe ndryshimet urgjente në ligjin mbi azilin.

SVP, promotore e iniciativës, është e bindur se zgjedhja e drejtpërdrejtë e Këshillit Federal të jetë një provë e besimit të popullit. Shtrirja e të drejtave popullore dhe demokracisë direkte do t'i garantojë përparim, siguri e stabilitet Zvicrës, pohon një komunikatë e kësaj partie. Në asamble në Engelberg (Obvald) është i pranishëm edhe këshilltari federal Ueli Maurer.

FDP, përtej rekomandimit të votimit, diskuton edhe emigracionin. Në Baden, në fakt, paraqitet një "plan veprimi për një kontroll pragmatik të emigracionit", një dokument në të cilin ripohohet mbështetja ndaj "Qarkullimit të lirët të njerëzve".
Verdi Lliberali

Të Gjelbrit Liberalë, të mbledhur në Lucernë, do të diskutojnë mes tjerash iniciativën e rinisë socialiste "1:12", me të cilën synohet të zvogëlohet pabarazia mes rrogave më të larta e atyre më të ulëta në brendësi të një ndërmarrje.

Në Gjenevë, ndërkaq, do të takohen delegatët e BDP të cilët, përveç temave të votimeve të ardhshme federale, do të dëgjojnë paraqitjen e kështilltari të Shteteteve nga Berna, Werner Luginbühl, mbi planifikimin e territorit dhe një fjalim të këshilltares federale Eveline Widmer-Schlumpf.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.