NË GLARUS RIKTHEHET LANDSGEMEINDE - POPULLI VOTON DUKE NGRITUR DORËN
E Djelë, 05.05.2013, 04:22pm (GMT+1)
Voal-online - Në asamblenë popullore, të thirrur si përherë në të dielën e parë
të majit, sivjet marrin pjesë si mysafirë nderi këshilltari federal Johann
Schneider Ammann e Këshilli i Shtetit i kantonit të Gjenevës.
Në sheshin kryesor të Glarusit janë të pranishëm me mijëra qytetarë të cilët
janë thirrur për t'u shprehur, në mënyrë të veçantë për rritjen e taksave dhe
të shpërblimeve, për përdorimin e dialektit në arsimin parashkollor dhe mbi
procedurat falas të së drejtës së banimit.
www.voal-online.ch
|