VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VATIKAN - ROJAT ZVICERANË BËJNË BETIMIN
I pranishëm do të jetë edhe presidenti zviceran Ueli Maurer

E Hënë, 05.06.2013, 07:54am (GMT1)




Voal-online - Sot pasdite, në Vatikan, tridhjetë e pesë roja të rinj zviceranë do të bëjnë betimin, mes tjerësh, edhe në praninë e presidentit të Konfederatës Helvetike Ueli Maurer.

Një ritual që, si gjithmonë, më 6 maj përkujton edhe vdekjen heroike 147 ushtarëve helvetikë të rënë në mbrojtjen e papës në Plaçkitjen e Romës më 1527.

Ceremonia solemne do të mbahet në Oborrin e Shën Damaskut të pallatit apostolik. Alebardierët e rinj janë 28 të gjuhës gjermane, gjashtë të gjuhës frënge dhe një i gjuhës italiane.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.