VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MYSLIMANËT JANË TË INGTEGRUAR MIRË NË ZVICËR

E Mërkurë, 05.08.2013, 03:26pm (GMT1)



Voal-online - Këshilli federal nuk e shikon të nevojshme për të favorizuar integrimin e myslimanëve me iniciativa speciale. Sipas Qeverisë, përkatësia fetare e kësaj popullsie vetëm rrallëherë krijon konflikte.

Pas votimit për minaret, disa deputetë muarën më shumë informacione për praninë islame në Zvicër: sipas raportit të publikuar so në Konfederatë jetojnë nga 350000 deri në 400000 myslimanë.

Rreth një e treta e tyre janë zviceranë me plot kuptimin e fjalës. Pjesa më e madhe vjen nga Turqia dhe nga zona ballknaike. Vetëm 15% e tyre shkojnë në xhami rregullisht.

Në bazë të konkluzioneve të studimit, nuk ekziston në Konfederatë një bashkësi e vërtetë dhe e mirëfilltë islame, "por një numër i madh bashkësish të ndryshme, të cilat dallohen mbi të gjitha nga përkatësitë e tyre etnike kombëtare dhe gjuhësore". Ndërkaq është vënë në pah se për shumë myslimanë përkatësia fetare "nuk e përbën karakteristikën kryesore të identitetit të tyre".

Probleme serioze ose diferenca të natyrës religjioze, shkruan Zyra Federale e Refugjatëce, "paraqiten vetëm rrrallë, kryesisht të lidhura me persona individualë". Përvoja e përditshme tregon, ndërkaq, se integrimin nuk e pengojnë çështje të lidhura me religjionin, por pengesa gjuhësore e socialkulturore.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.