VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË ASAMBLENË E BASHKËSISË IZRAELITE ZVICERANE - UELI MAURER KËRKON FALJE PËR ATË QË NUK E THA

E Enjte, 05.09.2013, 03:23pm (GMT1)




Voal-online - Në asamblenë e delegatëve të federatës së bashkësisë izraelite zvicerane, dje në Sent Gal, Ueli Maurer është ripajtuar me hebrejtë helvetë, duke iu kërkuar falje për atë që nuk i tha më 27 janar në mesazhin me rastin e Ditës së Kujtesës.

Duke e kujtuar Holokaustin, presidenti i Konfederatës, më 27 janar, pohoi se "në atë kohë të errët" Zvicra qe një ishull i lirisë dhe i shpëtimit për shumë të përndjekur.

"Është vërtetë, por të tjerë qenë refuzuar dhe dërguar për të vdekur." Ky pat qenë reagimi ndaj këtij mesazhi. E Maurer la pa përmendur edhe dobësitë e politikës së Bernës. Kjo u bë "jo qëllimisht", ka pohuar ai në fjalën e djeshme, për të cilën ishte ftuar shumë muaj para deklaratës së gabuar të fundjanarit.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.