VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EVELINE WIDMER SCHLUMPF - MARRËVESHJA PËR SHMANGIEN E EVAZIONIT FISKAL NUK DO TË ARRIHET SË SHPEJTI
Ministrja e Financave vë në dyshim thënien e një eksperti të OECD

E Shtunë, 05.11.2013, 02:04pm (GMT1)



Voal-online - Eveline Widmer-Schlumpf dyshon nëse vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) arrijnë të pajtohen së shpejti për futjen në fuqi të shkëmbimit automatik të informacionit.

E ka thënë këtë në TagesAnzeiger e Bund, duke kundërthënë pohimet e kreut të seksionit të luftës kundër evazionit fiskal të OECD, sipas të cilit kjo mund të arrihet brenda pak muajve.

Ministrja e Financave, gjithsesi, ka pohuar se gjera Berna të pranojë, të gjitha tregjet financiare do të përshtaten me masat përkatës. Ndër të tjera duhet të bëhet e mundur shkëmbimi i emrave të zotëruesve realë të pasurive dhe jo vetem emrat e koduar.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.