VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ËSHTË LIRUAR ZVICERANI I RRËMBYER NË JEMEN
Janë lënë të lirë edhe dy kolegët e tij të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq

E Enjte, 05.16.2013, 09:27am (GMT1)




Voal-online - Tre bashkëpunëtorët e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, mes të cilëve edhe një zviceran (përveç një keniani dhe një interpreti), të rrëmbyer të hënën e shkuar nga njerëz të armatosur në Jemen, janë liruar dhe janë kthyer shëndosh e mirë në Aden.

Fundi i lumtur i ngjarjes, që ka përfshirë edhe dy egjiptianë të sekuestruar javën e mëparshme, është realizuar fatë ndërhyrjes së tribuve lokale. "Jemi shumë të kënaqur që kolegët tanë rikthehen," ka thënë kreu i misionit të KNKK në vendin arab, Cédric Schweizer. Në Jemen kjo organizatë punon nga viti 1962 e përfshin 200 punonjës, mes tyre edhe 50 të huaj.

Të rrëmbyerit u mbajtën në Jaar, në jug të vendit, nga grupi Marakicha, i cili kërkonte lirimin nga burgut të një anëtari të tij. Kjo kërkesë do të trajtohet nga autoritetet e Sanës. Tre punonjësit e KNKK janë duke u kthyer në Aden.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.