VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ekonomia e Zvicrës e merr veten më shpejt se parashikimi
E Martë, 09.22.2009, 07:53am (GMT1)

 

 

 

Voal-online Pas muajsh të paqartësive dhe tensioneve për ekonominë, arrin lajmi i mirë: sekretaria e Shtetit e Ekonomisë (SECO) ka bërë të ditur të martën se ekonomia helvetike është duke e marrë veten më shpejt se ishte parashikuar. SECO tani parashikon se në fakt sivjet prodhimi i brendshëm bruto do të pësojë një rënie 1,7 për qind përkundër vlerësimit të mëhershëm, të muajit qershor, se do të kishte një rënie prej 2,7 për qind. Kemi të bëjmë gjithnjë me rënie, por gjithsesi më pak se ishte parashikuar. (http://info.rsi.ch/home)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.