VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Studio zvicerane plan rregullues për qytetin muze
E Enjte, 09.24.2009, 06:01am (GMT1)

Qyteti i Beratit do të ketë planin e tij rregullues për vitet e ardhshme. Berati, qytet që është pjesë e UNESKO-s vitin e ardhshëm do të ketë të përcaktuar qartë edhe një plan të ri rregullues, institucionet e tij, vendet e lira për ndërtime, vijën e verdhë dhe zonën historike. Gjithçka është bërë e mundur nga studio "Lerman" e cila është zgjedhur për tenderimin e planit rregullues të qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi u shpreh optimist për realiyimin e këtij projekti, I cili brenda një viti do të përcaktojë qartë planifikimin urban për 20 vitet e ardhshme. Ky projekt do ti japë fund kaosit urban të krijuar gjatë viteve të fundit në qytetin muze. (http://www.balkanweb.com)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.