VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Operacioni Atalanta hidhet poshtë përfundimisht
E Premte, 09.25.2009, 10:58am (GMT1)

Voal-online Zvicra nuk do të marrë pjesë në misionin Atalanta të luftës kundër piraterisë në ujërat përgjatë brigjeve të Somalisë. Me 102 vota kundër 81 dhe 10 abstenime, Këshilli Kombëtar ka hedhur poshtë përfundimisht hyrjen në fuqi të dekretit federal urgjent që parashikonte dërgimin në rajon të trupave helvete.

Aleanca midis demokratëve të qendrës, të gjlebërve dhe socialistëve e ka bërë të pamundur misionin që kishte marrë miratimin e Këshillit të Shteteve.

Ky vendim do ta përjashtonte çdo bashkëpunim në kuadrin e "Atalanta", ua ka kujtuar deputetëve para votimit ministri i Mbrojtjes Ueli Maurer.

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.