VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Në Davos kongres i madh kushtuar borës dhe orteqeve
E Hënë, 09.28.2009, 11:51am (GMT1)

 

Voal-online Kongresi më i rëndësishëm botëror kushtuar borës dhe orteqeve është hapur sot në Davos. Për herë të parë në Evropë, në International Snow Science Workshop ISSW Seminarin Shkencor Ndërkombëtar për Borën, marrin pjesë rreth 500 shkencëtarë, inxhinierë dhe guida malore nga e gjithë bota.

Synimi i kongresit, që vazhdon një javë, është të kalojnë në praktikë njohuritë teorike, ka nënvizuar Instituti për Studimin e Borës dhe të Orteqeve (WSL), organizator i kongresit. Pjesa më e madhe e punimeve do t'i kushtohet mbrojtjes nga orteqet dhe përballimi i rreziqeve.(http://info.rsi.ch/home)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.