E Shtunë, 07.11.2020, 05:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Polanski mund të lirohet sot me kusht, por nuk duhet të largohet nga Zvicra
Eveline Widmer-Schlumpf: Nuk kemi pasur presion nga ana Amerikane !

E Hënë, 09.28.2009, 12:37pm (GMT+1)

Polanski dhe e shoqja

 


Zonja Eveline Widmer-Schlumpf

Voal-online – Zürich – Regjisori franko-polak Roman Polanski mund të lëshohet shumë shpejt nga burgimi me kusht, me një marrëveshje që të mos largohet nga Zvicra. Këtë e bëri me dije zëdhënësi i MInistrisë të Drejtësisë zvicerane, Guido Balmer, një ditë pas arrestimit pas një mandati arrestimi të lëshuar nga SHBA.. «Nuk kishim tjetër zgjidhje », ka shtuar ministrja Eveline Widmer-Schlumpf. «Biografia e një personi nuk mund ta definojë trajtimin e tij përpara ligjit », ka shtuar më tutje titullarja e dikasterit të Drejtësisë në një intervistë dhënë radios zvicerane. «Nuk kemi pasur presion nga ana amerikane. Polanski ishte në listën e të kërkuarve nga Interpoli dhe me SHBA kemi marrëveshje reciprociteti. ».

Ndërkohë  Polanski e ka marrë për mbrojtje një zyrë avokatie zvicerane. Majin që shkoi gjykata e Los Anxhelit hodhi poshtë një rekurs, ku Polanski kërkonte arkivimin e akuzave. Regjisori është rezident në Francë, dhe ai nuk udhëtoi për në Amerikë, nga frika e një arrestimi, edhe kur ishte rasti për të marrë çmimin Oskar që fitoi më 2003 me filmin „Pianisti“.

"Do të kërkojmë lirimin dhe do të luftojmë kundër ekstradimit", ka bëri me dije njëri prej avokatëve të tij, Herve Temine, në në intervistë dhënë gazetës franceze "Le Figaro". "Duke e gjykuar në planin human është e patolerueshme që 30 vjet pas aksidentit, një njeri 76 vjeçar që uhk përbën asnë rrezik për shoqerinë, ndërsa arritjet e tij në fushën e artit dhe kulturës janë të niveleve më të larta të kalojüe edhe njüe ditë të vetme në burg" ka shtuar avokati.

Temine po ashtu ka pohuar se "si e shoqja, ashtu dhe fëmijët jnaë në gjendje shoku pasi kanë dëgjuar për arrestimin". Polanski, ka referuar avokati vjen shpesh në Zvicër, ku ka një chalet në Gstaad, dhe po ashtu nuk ka hequr kurrë dorë nga udhëtimet në të gjithë botën, pavarësisht mandatit të arrestit.

Sot Polanski ka marrë një avokat zviceran, Lorenz Erni, për mbrojtjen apo për procedurat e ekstradimit.

Janë mobilizuar intelektualë, politikanë, regjisorë e artistë që iu kërkojnë autoriteteve zvicerane që të lëshojnë nga arrestimi Polanski-n, i cili sot është 76 vjeç. Vetë presidenti francez Sarkozi, sipas FT ka kërkuar sa më shpejt lirimin e regjisorit. Pas ministrit të Kulturës të Francës, dhe ministri i Jashtëm, Bernard Kouchner, është shprehur në favor të regjizorit, duke konfirmuar se i kishte shkruar menjëherë Sekretares të Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, duke kërkuar falje të regjisorit nga Washingtoni.

Edhe ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, ka thënë se është dakord që të kërkojë indulgjencë për regjisorin tek presidenti Barack Obama.

Një peticion në mbështetje të regjizorit, ku kërkohet lirimi i tij, është nënshkruar nga aktorë dhe regjisorë midis tyre nga Costa Gavras, Wong Kar Wai, Monica Bellucci e Fanny Ardant.

«Është e papranueshme që të shërbejë një event ndërkombëtar kulturor për të arrestuar njërin prej regjizorëve më të mëdhenj të kohës“, shkruhet në peticion. "Jo ekstradim, por lirim të menjëhershëm", vazhdon peticioni.

Regjizori Andrzej Wajda dhe kolegët e tij polakë po ashtu i kanë lëshuar një apel SHBA, Zvicrës dhe Polonisë që të lirohet Polanski.

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në Davos kongres i madh kushtuar borës dhe orteqeve (09.28.2009)
Mis Zvicra është nga Sant Gallen (09.27.2009)
Operacioni Atalanta hidhet poshtë përfundimisht (09.25.2009)
Studio zvicerane plan rregullues për qytetin muze (09.24.2009)
Neue Zürcher Zeitung ndërron pamjen (09.23.2009)
Tenori i madh shqiptar Saimir Pirgu rol kryesor në La Bohème drejtpërdrejt në disa televizione perëndimore (09.22.2009)
Po ushtarëve zviceranë në Somali (09.22.2009)
Ekonomia e Zvicrës e merr veten më shpejt se parashikimi (09.22.2009)
Në Bernë hapet Qendra e re Robert Valser (09.19.2009)
Didier Burkhalter zgjidhet në qeveri (09.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]