VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Për Polanskin Kushneri i var shpresat te Kalmi-Rei

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 04:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Për Polanskin Kushneri i var shpresat te Kalmi-Rei
E Hënë, 09.28.2009, 05:07pm (GMT+1)

          

 

Voal-online Lidhur me çështjen Polanski ministri i Jashtëm francez i ka varur shpresat tek kolegia zvicerane Micheline Calmy-Rey. Zëdhënësi i Departamentit të Jashtëm të Zvicrës (EDA), Adrian Sollberger, thotë se midis tyre ka pasur një bisedë. Shtypi botëror habitet për zhvillimin që morën ngjarjet. Süddeutsche Zeitung spekullon se kanë lidhje me "çështjen e taksimit të dyfishtë".

 

"New York Times" thekson se Bernard Kouchner po kërkon nga Micheline Calmy-Rey një "zgjidhje të shpejtë dhe të përshtatëshme". Qeveria franceze, gjithnjë sipas gazetës amerikane, ka cituar z. Kouchner të ketë thënë se kërkon "respektimin e plotë të të drejtave të Z. Polanskit dhe gjetjen sa më të shpejtë të një zgjidhjeje të përshatëshme".

 

Mediat amerikane, duke u nisur nga titulli i filmit më të ri të regjisorit polak, shkruajnë "Roman Polanski: Wanted and Desired" (Roman Polanski: I kërkuar dhe i dëshiruar).

 

«Los Angeles Times» shkruan se shteti i Kalifornisë ka pasur plot gjëra më të mira për të bërë se arrestimin e një 76 vjeçari".

 

Mediat elektronike zvicerane ndërkaq bëjnë të ditur se Roman Polanski, nëpërmjet avokatëve të tij, ka deklaruar se nuk pranon ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka ai do të apelojë në gjykatë. Avokati i tij në Zvicër do të kërkojë lirimin e tij të menjëhershëm, mundësisht sapo të ketë paguar kaucionin. Një "zgjidhje jo për t'u përjashtuar, por rrallë e pranuar" ka thënë  Guido Balmer, zëdhënës i Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës. Gjithsesi, lirimi me kaucion me detyrim që ai të rrijë në banesën e tij në Gstaad "është e mundshme", ka shtuar Balmer. (http://nachrichten.ch.msn.com/schweiz) (http://info.rsi.ch/home)

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Polanski mund të lirohet sot me kusht, por nuk duhet të largohet nga ZvicraEveline Widmer-Schlumpf: Nuk kemi pasur presion nga ana Amerikane ! (09.28.2009)
Në Davos kongres i madh kushtuar borës dhe orteqeve (09.28.2009)
Mis Zvicra është nga Sant Gallen (09.27.2009)
Operacioni Atalanta hidhet poshtë përfundimisht (09.25.2009)
Studio zvicerane plan rregullues për qytetin muze (09.24.2009)
Neue Zürcher Zeitung ndërron pamjen (09.23.2009)
Tenori i madh shqiptar Saimir Pirgu rol kryesor në La Bohème drejtpërdrejt në disa televizione perëndimore (09.22.2009)
Po ushtarëve zviceranë në Somali (09.22.2009)
Ekonomia e Zvicrës e merr veten më shpejt se parashikimi (09.22.2009)
Në Bernë hapet Qendra e re Robert Valser (09.19.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]