VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Saimir Pirgu me La Bohéme nesërmbrëma në orën 20:05 drejtpërdrejt nga disa televizione zvicerane dhe TV Franko-Gjerman Arte

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 02:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Saimir Pirgu me La Bohéme nesërmbrëma në orën 20:05 drejtpërdrejt nga disa televizione zvicerane dhe TV Franko-Gjerman Arte
E Hënë, 09.28.2009, 07:45pm (GMT+1)

 

 

 

 

Voal-online Është një projekt të cilin e kryeson televizioni i Zvicrës gjermane Schweizer Fernsehen. Janë në kulmin e tyre përgatitjet për t'i shndërruar pallatet e lagjes Gäbelbach, Bernë, në një skenë e cila njëkohësisht do të jetë edhe studio televizive. Në rolet e protagonistëve të La Bohème, Schweizer Fernsehen ka arritur të ketë këngëtarë prestigjiozë. Kjo ngjarje e madhe kulturore do të jepet drejtpërdrejt të martën më 29 shtator, në orën 20.05 në RSI LA 1, SF 1, TSR 1, HD suisse dhe Arte. Ndërkohë do të jepet edhe në live streaming edhe nga shumë vebsajte ku do të ketë edhe komente gjatë shfaqjes nëpërmjet forumit online.

 

Kryeredaktori i Schweizer Fernsehen, Thomas Beck, duke folur për këngëtarët me të dhëna të mrekullueshme dhe skenike që e realizojnë operën, ka thënë: "Ky është një faktor vendimtar, edhe ngaqë në La Bohéme-n tonë telekamerat janë shumë pranë aktorëve."

 

Maya Boog, beniamine e publikut të Teatrit të Bazelit, personifikon Mimìnë, ndërsa në rolin e të dashurit Rodolfo është Saimir Pirgu, i cili në një kohë shumë të shpejtë arriti të hynte në sferën e tenorëve të mëdhenj botërorë. Fill pas La Bohème, Saimir Pirgu do të ketë debutin e tij në prestigjiozen Metropolitan Opera të Nju Jorkut. Kohët e fundit ka marrë pjesë edhe në një spektakël të Woody Allen vënë në skenë në Operan e Los Anxhelosit.  Musetta do të jetë Eva Liebau, e Opernhaus të Zyrihuto. Pasi mori pjesë në Festivalin e Salcburgut (Salzburger Festspielen) më 2008, në vitin 2010 sopranoja do të ndahet mes La Skala të Milanos dhe Metropolitan Opera. Baritoni anglez Robin Adams, i mirënjohur në teator të ndryshme evropiane, do të jetë Marcello.

 

Siç shpjegon Thomas Beck, ky projekt La Bohème lind nga një ide e thjeshtë: të bësh të (ri)kumbojë një pallat të tërë. Mjedisin ideal e ka gjetur producenti Christian Eggenberger, bernez që e njeh në majë të gishtave lagjen Gäbelbach, pranë Bern-Bethlehem: «Natën tri ndërtesat e ndriçuara të Gäbelbach shkëlqejnë për mrekulli në pejsazhin rrethues, dhe për më shumë ka një format ideal." Sapo është gjetur mjedisi, në bashkëpunim me teatrin e qytetit të Bernës është përzgjedhur opera më e përshtatëshme: La Bohème e Giacomo Puccini-t.

 

Tërësia tekniko-logjistike e projektit të ri të televizionit zvicero-gjerman është gjithsesi superior ndaj La Traviata im Hauptbahnhof. Por "është bukur të shiohs me sa entusiazëm e ka pritur Berna këtë iniciativë të re," thotë Eggenberger, edhe sepse pa mbështetjen e të gjitha palëve dhe të autoriteteve ky operacion i madh nuk niste. Banorët e lagjes janë njoftuar personalisht: disa vënë në dispozicion apartamentin e tyre për xhirimet, të tjerë kanë dëshiruar të shfaqen si figurantë. Për të zotët e punës, përfshirja e banorëve është themelore: «Objektivi ynë është të sjellim në shtëpitë e njerëzve një nga operat më të bukura," shpjegon Thomas Beck, «por kësaj here hyjmë tamam në shtëpinë e tyre!».

 

La Bohème është tashmë ngjarja e tretë operistike e SF. Më 2008 Die Zauberflöte auf 2 Kanälen (Fyelli magjik në dy kanalei) u vlerësua një "Trëndafil i artë", ndërsa më 2009 La Traviata im Hauptbahnhof, realizuar në stacionin qendror të Zyrihut, ka fituar dy "Kristale" në Golden Prague Festival.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Për Polanskin Kushneri i var shpresat te Kalmi-Rei (09.28.2009)
Polanski mund të lirohet sot me kusht, por nuk duhet të largohet nga ZvicraEveline Widmer-Schlumpf: Nuk kemi pasur presion nga ana Amerikane ! (09.28.2009)
Në Davos kongres i madh kushtuar borës dhe orteqeve (09.28.2009)
Mis Zvicra është nga Sant Gallen (09.27.2009)
Operacioni Atalanta hidhet poshtë përfundimisht (09.25.2009)
Studio zvicerane plan rregullues për qytetin muze (09.24.2009)
Neue Zürcher Zeitung ndërron pamjen (09.23.2009)
Tenori i madh shqiptar Saimir Pirgu rol kryesor në La Bohème drejtpërdrejt në disa televizione perëndimore (09.22.2009)
Po ushtarëve zviceranë në Somali (09.22.2009)
Ekonomia e Zvicrës e merr veten më shpejt se parashikimi (09.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]