VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Serxho Markione largohet nga UBS
E Martë, 09.29.2009, 02:49pm (GMT1)

 

Voal-online Sergio Marchionne, nënpresidenti aktual i UBS, u largua nga nbanka bashkë me një këshilltar tjetër të administratës, Peter Voser. E ka bërë të ditur këtë mëngjes vetë institucioni bankar.

Italo-kanadezi Marchionne aktualisht është numër një i firmave të prodhimit të automobilëve, Fiat e Chrysler. Ndërsa zvicerani Voser drejton gjigantin anglo-hollandez të naftës Shell. Të dyve presidenti i këshillit administrativ të UBS Kaspar Williger ua ka shprehur mirënjohjen.

Largimi i tyre bëhet zyrtar në mbledhjen e përgjithshme të aksionistëve të UBS, parashikuar për 14 prill të vitit 2010.

(http://www.rsi.ch/home)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.