VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Zvicra mikpritëse në Bisedimet e Gjenevës 2: Takim për çështjet e Sigurisë dhe ato Bërthamore midis BE 3+3 dhe Iranit

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 07:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Zvicra mikpritëse në Bisedimet e Gjenevës 2: Takim për çështjet e Sigurisë dhe ato Bërthamore midis BE 3+3 dhe Iranit

E Mërkurë, 09.30.2009, 08:18am (GMT+1)




Në njoftimin për Media, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës njofton, se Bashkimi Europian dhe Irani i kanë kërkuar Zvicrës të organizojë një takim midis Përfaqësuesit të Lartë të BE, Javier Solana, dhe negociatorit bërthamor të Iranit, Saeed Jalili. Takimi do të mbahet në Gjenevë më 1 Tetor 2009.

Në këtë njoftim për Mediat të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës thuhet, se BE, si përfaqësues i BE 3+3 (Gjermani, Francë, Mbretëria e Bashkuar, Kina, Rusia, dhe SHBA) së bashku me Iranin, zyrtarisht i kanë kërkuar Zvicrës, që të jetë mikpritëse për të organizuar takimet midis palëve që do të mbahen më 1 Tetor 2009. Bisedimet e fundit të këtij lloji janë organizuar gjithashtu nga Zvicra dhe janë mbajtur po në qytetin metropolt ë Gjenevës më 19 Korrik 2008.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) i ka dhënë përgjigje pozitive kërkesës të bërë nga shtetet e mësipërme, pasi ky është një dimension bazë si pjesë që e siguron politika e jashtme e Zvicrës.

Takimi do të mbahen në Gjenevë. Delegacioni i BE 3+3 do të udhëhiqet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE,  Javier Solana. Sekretari i Këshillit Nacional  të Sigurisë dhe Shefi Negociator për Çështjet Bërthamore, Saeed Jalili, do të kryesojë delegacionin iranian.

Zvicra gjithmonë ka mbrojtur një zgjidhje diplomatike për çështjet bërthamore të Iranit. Prandaj, ajo mirëpret dhe mbështet vazhdimësinë e bisedimeve të drejtëpërdrejta.



Departamenti Federeal i Punëve të Jashtëme

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Serxho Markione largohet nga UBS (09.29.2009)
Saimir Pirgu me La Bohéme nesërmbrëma në orën 20:05 drejtpërdrejt nga disa televizione zvicerane dhe TV Franko-Gjerman Arte (09.28.2009)
Për Polanskin Kushneri i var shpresat te Kalmi-Rei (09.28.2009)
Polanski mund të lirohet sot me kusht, por nuk duhet të largohet nga ZvicraEveline Widmer-Schlumpf: Nuk kemi pasur presion nga ana Amerikane ! (09.28.2009)
Në Davos kongres i madh kushtuar borës dhe orteqeve (09.28.2009)
Mis Zvicra është nga Sant Gallen (09.27.2009)
Operacioni Atalanta hidhet poshtë përfundimisht (09.25.2009)
Studio zvicerane plan rregullues për qytetin muze (09.24.2009)
Neue Zürcher Zeitung ndërron pamjen (09.23.2009)
Tenori i madh shqiptar Saimir Pirgu rol kryesor në La Bohème drejtpërdrejt në disa televizione perëndimore (09.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]