VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Diplomacia zvicerane për tre amerikanët e burgosur në Iran
E Mërkurë, 09.30.2009, 08:43am (GMT1)

 

Ambasada e Zvicrës në Teheran

 

Voal-online Tre shtetasit amerikanë, arrestuar në fund të muajit korrik për hyrje të paligjshme në Iran, janë takuar në burg nga ambasadorja zvicerane në Iran e shoqëruar nga diplomatë të tjerë helvetë. Lidhur me lejen e dhënë nga autoritetet iraniane nuk janë dhënë hollësi të tjera. Familjet e të treve nuk kanë pasur asnjë komunikim.

 

Vendimi iranian për t'ua dhënë lejen është interpretuar si një shenjë e vullnetit të mirë nga ana e Teheranit. Zvicra i përfaqëson interesat amerikane në Iran për sa kohë që SHBA nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Teheranin. (http://info.rsi.ch/home)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.