VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Liga e Kampioneve: Zyrihu e kalon provën në San Siro
E Enjte, 10.01.2009, 11:12am (GMT1)

 

 

 

Voal-online Befason Zyrihu duke fituar sfidën në San Siro kundër Milan. Kampionët zviceranë nuk ua kanë pasur asnjë çast drojën zikuqëve aktualisht duke kaluar një periudhë veçanërisht negative në lojë dhe në rezultate. Djemtë e Challandes e kanë interpretuar në mënyrë ideale ndeshjen.

Një gol i pabesueshëm i Tihinen, që me tako ka shmangur shpinën e portierit Storari pas një topi nga goditja këndore, duke çuar në minutën e 10-të miqtë në epërsi dhe duke ua hedhur poshtë planet zikuqëve. Milan e ka kerkuar menjëherë barazimin dhe ka ndërtuar 3-4 raste të rrezikshme sidomos me Seedorf e Inzaghi, por Zyrihu ka qenë i gatshëm të dalë në kundërsulme. Me kalimin e kohës miqtë kanë qenë gjithnjë e më shumë zotërues të lojës.

Po në grupin C, Real Madrid ka fituar lehtësisht kundër Marsejës, 3-0 me gola të Ronaldos në 58', Kaká në 61' me goditje dënimi e prapë Cristiano Ronaldo në 64'. Spanjollët kanë 6 pikë, Milan e Zyrih 3, Olympique 0.

 

Milan - Zyrih 0:1 (0:1) - Giuseppe Meazza. 32 439 spektatorë.

Arbitër Meyer (GER).

Gol
: Minuta 10. Tihinen 0:1.

Milan: Storari; Abate, Nesta (60. Onyewu), Kaladze, Jankulovski; Flamini (46. Zambrotta), Pirlo, Ambrosini; Seedorf (46. Ronaldinho); Pato, Inzaghi.

Zyrih: Leoni; Koch, Barmettler, Tihinen, Rochat (80. Stahel); Gajic, Aegerter, Tico; Margairaz; Vonlanthen (76. Nikci), Djuric (85. Alphonse).

(http://sport.rsi.ch/home)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.