VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Aksidentohen oficerët e huaj
E Shtunë, 10.03.2009, 09:45am (GMT1)

 

 

 

Voal-online Një furgon i ushtrisë ka rrëshqitur në një livadh dje në mëngjes pasi kishte dalë nga rruga midis Knonau e Cham, në kantonin e Cugut (Zug).

Dhjetë oficerë të huaj dhe një zviceran kanë mbetur të plagosur. Oficerët, me përkatësi të ndryshme kryesisht nga Evropa Lindore, gjendeshon në Zvicër për një kurs.

 

Incidenti ka ndodhur nga ora 8.40. Furgoni që po shkonte në aeroportin e Zyrihut është përplasur me një veturë të drejtuar nga një vendës para se të dilte nga rruga. Shoferi i veturës nuk është lënduar.

 

ANSA, duke iu referuar agjencisë zvicerane të lajmeve SDA/ATS thotë se dy oficerë azerbajxhanas janë plagosur rëndë.

 

Minibusi Mercedes Sprinter ka përfunduar në livadh pas përplasjes me veturën. Oficerët e huaj të aksidentuar janë nga Azerbaixhani, Austria, Hungaria, Serbia, Norvegjia, Finlanda e Greqia. (http://info.rsi.ch/home) (http://www.ansa.it)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.