VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Minare apo Misile? Polemika dhe ndalime për afishet e SVP
E Mërkurë, 10.07.2009, 03:06pm (GMT1)

 

Voal-online Pas Bazelit Qytet, edhe Lozana ndalon pllakatet e SVP për votimin mbi minaret parashikuar në nëntor. Madje për qytetin vodez pllakatet (me një grua me burkë dhe minaret e stilizuara si misile gati për lëshim) janë "raciste, mosrespektuese dhe të rrezikshme".

Si do të sillen kantonet e tjera?

Në Bazelin-Qytet ekspozimi i këtij pllakati është i ndaluar në vende publike. Edhe Zyrihu dhe Vinterturi janë duke vlerësuar nëse t'i ndalojnë pllakatet e SVP. Bashkia e Lucernës ka kërkuar një shqyrtim lidhur me ligjshmërinë e pllakatit.

Në Tiçino nuk ekzistojnë baza ligjore për të ndaluar afishimin. E ka deklaruar mbrüemë kryetari i Komisionit Kantonal për Integrimin dhe luftën kundër racizmit Fulvio Pezzati në një intervistë në lajmet e Zvicrës Italiane. Komuna e Kurit do të deklarohet të hënën më 12 tetor mbi autorizimin e reklamës së diskutueshme.

Për presidentin e komitetit të iniciativës, këshilltarin nacional Walter Wobmann, veprimi i autoriteteve bazilease, është një përballje e qartë, që i shkel parimet demokratike. Pllakati, gjithnjë sipas Wobmann, i shpreh konceptet e iniciativës, e cila do që ta kundërshtojë islamizimin sistematik të Zvicrës.

(http://info.rsi.ch/home)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.