VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mbrëmë nata me e nxehtë e tetorit në 100 vitet e fundit
E Enjte, 10.08.2009, 03:56pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Nata e mbrëmshme, pra midis së mërkurës dhe së enjtes, ka qenë nata më e nxehtë e tetorit zviceran prej vitit 1910 vit kur filluan matjet me temperatura midis 16 dhe 20 gradëve Celsius.               

 

Rekordin e ka shënuar Kuri me 20 gradë, pasuar nga Berna, Sënt Galleni e Pajerne me 19 gradë. 18,8 gradë ka shënuar Zyrihu, 18 Gjeneva. Në mënyrë të çuditëshme në jug të Alpeve ka bërë më ftohtë se në veri. Në Tiçino temperatura nuk i ka kaluar 17 gradë.

Meteonews i shpjegon këto temperatura të larta me arritjen e erës së ngrohtë e të thatë perëndimore në luginat alpine, të erës jugperëndimore në Rrafshnaltë dhe me një mbulesë më të madhe prej reve. E gjithë kjo e ka shmangur përhapjen e nxehtësisë duke prodhuar një efekt sere.

Dita e djeshme (e mërkurë) ka qenë edhe më e nxehta e muajit tetor prej tridhjetë vjetësh në këto anë, me temperatura që i kanë kaluar 29 gradët. Situata është kthyer në normalitet sot me temperatura midis 17 dhe 20 gradëve që respektojnë mesataren stinore. (http://www.noa.al)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.