VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kristof Bloher nuk do të jetë profesor i etikës ekonomike në Universitetin e Sent Gallenit
E Premte, 10.09.2009, 08:48am (GMT1)

 

Voal-online - Christoph Blocher nuk do të jetë profesor i etikës ekonomike në Universitetin e Sent Gallenit: emri I ish këshilltarit federal nuk figuron në të vërtetë në listën e ngushtë të kandidatëve në garë për këtë katedër. Rektorati ka afishuar në auditorët e institucionit një shpallje ku ftohen shtatë dijetarë të etikës të japin leksione prove: Blocher, i cili kishte bërë lutje para disa muajsh, nuk është midis tyre.

Lajmi është publikuar nga uebsajti Bilanz. Marius Hasenböhler, përgjegjës i komunikimit në universitetin sentgallas, nuk ka dashur të bëjë komente, duke u kufizuar të thotë se kandidaturat shqyrtohen në mënyrë konfidenciale.

Në listë nuk është as Ulrich Thielermann, nëndrejtor i Institutit të Etikës Ekonomike, që marsin e shkuar kishte bërë kritika të rënda ndaj sekretit bankar zviceran para një komisioni të Parlamentit Gjerman.

Kandidatët ende në listë janë pesë burra dhe dy gra. Një është zviceran; të tjetërt janë nga Gjermani, Hollanda dhe Kanadaja.

(http://info.rsi.ch/home)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.