VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ka vdekur Jacques Chessex
E Shtunë, 10.10.2009, 10:03am (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Shkrimtari zvicerofrancez Jacques Chesex vdiq mbrëmë në Yverdon-les-Bains (Vo). Ishte 75 vjeç. Po merrte pjesë në një debat kushtuar veprës së tij në kuadrin e një përpfaqësimi teatror, kur, rreth orës 19:00, krejt befasisht është fikur.

 

Lajmin e ka dhënë kryetari i bashkisë së Yverdon Daniel von Siebenthal. Ishte i ftuar nga biblioteka publike të nesërmen e përfaqësimit të parë të një vepre të tij nga ana e regjisorit Didier Nkebereza. Përfaqësimi i mbrëmshëm u anuluara, ka bërë të ditur në një njoftim të shkurtër familja.

 

Lindur më 1 mars 1934 në Payerne (Vo), Chesex lë një vepër me shumë tituj, ndër të tjera përmbledhje me poezi, tregime, romane dhe drama. Është i vetmi shkrimtar zviceran që ka fituar çmimin Goncourt më 1973 me romanin L'Ogre. (Gogoli). (http://info.rsi.ch/home)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.