VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Zvicra pret biletën për në Afrikën e Jugut
E Djelë, 10.11.2009, 08:04am (GMT1)

 

Voal-online Futbollistët e kombëtares zvicerane ishin sa të vetëdijshëm aq dhe të vendosur për ta përmbyllur që dje betejën e tyre për kualifikim në Botërorin e vitit 2010. Duheshin fituar patjetër tri pikët në Luksemburg. Janë dashur vetëm 7 minuta për të treguar që kuqkryqët e kanë seriozisht në ndeshjen e tyre të kthimit në vendin mikpritës. Në minutën e 6-të një gjuajtje e artilierit Alex Frei nga jashtë zonës së rreptësisë ka gjetur kokën e Philippe Senderos, nga pastaj topi ka fluturuar drejt e në këndin majtas të portierit kundërshtar. Pra 1:0. Nja 120 sekonda më vonë rezultatin e ka dyfishuar përsëri Senderos, duke përfituar tashmë nga një zbritje në krahun e majtë të futbollistit Tranquillo Barnetta. Minutat pasuese trupa e Ottmar Hitzfeld ka mbajtur frymën, duke e ulur lehtësisht ritmin dhe, pavarësisht ndonjë kundërsulmi të vendësve, nuk ka qenë e vështirë të ruhet epërsia dhe të thellohet në minutën e 22-të. Tashmë ka goditur Banjamin Huggel, i cili ka shënuar golin e 1000-të në historinë e kombëtares zvicerane të futbollit. Objektivi i Zvicrës është tani të marrë një pikë në Bazel kundër përfaqësueses së Izraelit. (http://info.rsi.ch/home)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.