VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Filloi stinori i borës
E Martë, 10.13.2009, 10:50am (GMT1)

 

 

Voal-online Vjeshta tashmë është kapërcyer në veri të Alpeve. Në orët e para të së hënës një mot ftohtë ka sjellë ndryshime të klimës në vend. Bora ka zbritur deri në 1 300 metra mbi nivelin e detit. Në 2 000 metra mbi nivelin e detit bora ka arritur trashësinë 40 centimetra.

 

Në Säntis (Zvicra lindore) erërat kanë arritur shpejtësinë deri në 156 kilometra në orë. Në Jurën berneze kanë arritur deri në 130 kilometra në orë. Por edhe në zona më të ulëta erërat kanë pasur një shpejtësi të pazakonshme. Në Altdorf kanë arritur 100, në Glarus 94 kilometra në orë.

 

Erërat e forta kanë provokuar rrëzimin e drurëve, sidomos në Graubinden përgjatë linjës hekurudhore Kur-Distensi. Pjesa midis Tavanasa e Trun është ndërprerë. Në ditët e ardhshme në veri të Alepeve nuk priten përmirësime të motit. Madje temperaturat do të zbresin. (http://info.rsi.ch/home)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.