VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Doris Loitard pa lëndime nga incidenti rrugor
E Martë, 10.13.2009, 04:18pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Ndërsa po vinte nga aeroporti i Klotent, vetura me të cilën udhëtonte Doris Leuthard është ndeshur nga një automjet tjetër që ishte pas.  Incidenti ka ndodhur të shtunën, pas kthimit të këshilltare feferale nga turneu i saj në Japoni dhe në Korenë e Jugut, por vetëm sot është publikuar lajmi në botimin online të së përditshmes Tages-Anzeiger.

Ndeshja, ka saktësuar zëdhënësja e Departamentit të Ekonomisë Evelyn Kobelt, ka ndodhur në tunelin e  Gubristit, midis Regensdorfit e Weiningenit (ZH), aty nga ora nëntë e mbrëmjes. Papritmas, për arsye të pasaktësuara, shoferi i ministres, ka bërë një frenim të përnjëhershme dhe drejtuesi i automjetit tjetër që vinte pas, nuk ka mundur ta shmangë ndeshjen.

 

Zonja Leuthard ndodhej në ndenjësen e pasme të veturës. Askush nuk ka mbetur i lënduar. (http://info.rsi.ch/home)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.