VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Parku i ri i Arinjve në Bernë do të kushtojë 8 milionë franga më shumë
E Mërkurë, 10.14.2009, 07:07am (GMT1)

 

Voal-online Kostoja për realizimin e Parkut të ri të Arinjve në Bernë është rritur ndjeshëm: preventivi, sipas versionit të shtatorit 2008 ishte rreth 14,5 milionë franga, ndërsa tani flitet për deri në 23,6 milionë.

Shpenzimi shtesë, shpjegojnë autoritetet qytetëse, ka ardhur kryesisht nga marrja e masave për sigurinë e brigjeve të lumit Aare, çka është bërë e domosdoshme për shkak të problemeve të natyrës gjeologjike që kanë dalë në një fazë të dytë. Departamenti i Veprave Publike i kryeqytetit do të financojë shpenzimet shtesë duke i marrë nga rezervat, por ndryshimi i shifrës duhet të miratohet në Këshillin Komunal dhe në atë të Bashkisë.

Berna kërkon sqarime në nivel juridik dhe mund të kërkojë dëmshpërblim, me interesa, ndaj gjeologëvbe dhe arkitektëve të ngarkuar me projektin.

(http://info.rsi.ch/home)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.