VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"Blick" në 50 vjetor i rikthehet zanafillës
E Mërkurë, 10.14.2009, 02:33pm (GMT1)

 

Në foto: E përditshmja zvicerane me shitjen më të madhe

 

Voal-online "Mazhordomi nuk është vrasësi." Ky titull, që e kishte fjalën për një fakt të kronikës së zezë, ndodhur në Gjenevë, në qendër të diskutimeve ato ditë në Zvicër, ia behte në faqen e parë të numrit të parë të Blick (Vështrim) i cili dilte saktësisht pesëdhjetë vjet më parë, më 14 tetor 1959.

Lindja e Blick  qe një revolucion në panoramën editoriale të Konfederatës. E frymëzuar nga Bild Zeitung e Gjermanisë dhe tabloidet angleze, gazeta thyente skemat e shtypit zviceran, ndonëse me paraqitje grafike monotone, me shumë tekst dhe pak fotografi.

50 vjet më vonë e përditshmja rinovohet. Braktis pas 5 vjetësh "formatin e vogël" për t'u kthyer në përmasa më të mëdha, të ashtuquajturin "format berlinas». Faqet sportive janë ndarë sërish nga pjesa tjetër e gazetës, ashtu si e kërkonte shumicae lexuesve.
Rikthehet edhe «Blick-Girl».

Gazeta, me qendër në Zyrih, po kalon një periudhë të vështirë, sikurse të gjitha gazetat e tjera zvicerane. Ka rënë publicitetit dhe konkurojnë gazetat falas, çka rëndon shumë ndaj gazetës, botues i së cilës është Ringier, një nga promotoret e Blick në vitin 1959. (http://info.rsi.ch/home)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.