VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UBS shet Qendrën e saj të Shërbimit në Indi
E Premte, 10.16.2009, 07:35am (GMT1)

 

 

 

Voal-online UBS, banka më e madhe zvicerane, ka shitur për 75 milionë dollarë Qendrën e saj të Shërbimit në Hajdarabad (Hyderabad) të Indisë. Ia ka shitur shoqërisë amerikan Cognizant Technology. Në këtë qendër punojnë rreth 2 mijë veta.

 

Lajmi është dhënë nga autoritetet amerikane të mbikqyrjes së bursave. UBS gjithsesi do të vazhdojë të përfitojë nga shërbimet që do t'ia ofrojë tregu indian.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e saj të internetit, Cognizant Technology ka për qëllim që, nëpërmjet këtij operacioni, të sigurojë një hyrje të ardhurash prej 442 milionë dollarë në pesë vjet. Transaksioni midis palëve duhet të përmbyllet brenda këtij viti. (http://www.rsi.ch/home)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.