VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mishlin Kalmi Rei kundër iniciativës antiminare
E Shtunë, 10.17.2009, 09:34am (GMT1)

 

Voal-online Politika e jashtme e Zvicrës mund të ketë pasoja negative nëse iniciativa kundër minareve e cila votohet më 29 nëntor do të pranohej nga populli.

"Nuk do të ishte inteligjente." Ky është opinioni i këshilltares federale Micheline Calmy-Rey, e cila në një intervistë në Aargauer Zeitung, saktëson se Berna mund të gjendej në një pozicion të parehatshëm për të mbrojtur ndikimin e vet në gjirin e Bankës Botërore apo të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Të dyja këto institucione, në fakt, janë në fazën e plotë të reformës dhe së shpejti do të duhet rishpërndarë pesha e votave midis vendeve anëtare. "T'iu biem ndesh partnerëve tanë me një ndalim të minareve nuk do të ishte inteligjente," ka deklaruar Calmy-Rey. Edhe eksporti mund të pësojë dëme nga ndalimi i minareve, sepse "midis klientëve të Zvicrës ka edhe shumë vende muslimane".  Në fund, ministërja ua ka kujtuar bashkëqytetarëve se është në lojë edhe zgjedhja e ish keshilltarit federal Joseph Deiis në krye të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. "Një rast i mirë unik për të shënuar praninë e Zvicrës në nivel ndërkombëtar. 57 vende muslimnae janë të përfaqësuar në Asamblé.

Edhe këshilltarja federale Eweline Widmer Schlumpf për Policinë dhe Drejtësinë, në një intervistë në Neue Zürcher Zeitung, thotë se iniciativa kundër minareve duhet hedhur poshtë pasi e komprometon vendin në kuadrin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe nuk jep një mesazh të kohës për lirinë e religjionit.

(http://info.rsi.ch/home)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.