VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA kërkojnë dorëzimin e Polanskit


E Premte, 10.23.2009, 10:06am (GMT1)

 

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Zvicra dorëzimin e regjisorit Roman Polanski, për shkak të akuzave se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 vjeçare në vitin 1977, ka njoftuar sot Departamenti i drejtësisë në Zvicër.

"Kërkesa e Shteteve të Bashkuara është e mbështetur në fletarrestin amerikan të datës 1 shkurt të vitit 1978, pasi në këtë datë, Polanski nuk ishte paraqitur para gjyqtarit në Los Anxhelos", njoftoi Departamenti zviceran i drejtësisë.

Regjisori Polanski, 76 vjeçar, ish fitues i çmimit Oskar, që ka shtetësi polake dhe franceze, është arrestuar në Zvicër, ku kishte shkuar për të marrë çmimim për vepër jetësore në një festival filmi. (http://www.evropaelire.org)
 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.