VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Julia Saner, fituesja sensacion e konkursit botëror të modeleve
E Premte, 10.23.2009, 03:56pm (GMT1)

 

 

 

 

 

Voal-online Dje u kthye në atdhe nëpërmjet linjës së Hong Kongut, pas mbarimit të konkursit botëror elitar të modeleve të reja Julia Saner, vajza 17 vjeçare nga Berna, fituesja sensacion e veprimtarisë së zhvilluar në Sanya të Kinës.

 

Më 19 tetor, në orën 23.30 me orën e Kinës, do të ndodhte ai që do të quhej sensacion i përkryer: Julia Saner do të fitonte konkursin «Elite Model Look of the World»!

Manaxherja e Julias Saner, Ursula Knecht, duke dhënë përshtypjet e para menjëherë pas marrjes së lajmit të hareshëm, iu ka thënë mediave: «Kjo është e pabesueshme, është pothuaj një lajm shokues. Fitorja e Julias është edhe suksesi im më i madh."

Në komunikimin e parë me gazetarët pas fitores Julia Saner ka thënë: "I gëzohem pa masë kësaj fitoreje të pabesueshme, por, siç e kisha planifikuar më herë, dua të mbaroj matirën dhe pastaj të filloj të përkushtohem si modele."

Falë fitores në Sanya, cilësuar si Hawaii i Kinës, Julia ka siguruar një kontratë dyvjeçare nga Elite Model  me 150 000 dollarë të ardhura!

Për parapërgatitjet e konkursi Julias iu desh të shkonte në Sanya dy javë përpara fillimit të veprimtarisë. Javën e parë atë e shoqëronte i ati Albert, ndërsa javën tjetër mami Katrin.

Ursula Knecht: «Ishte diçka e mrekullueshme. Teksa Julia e përqafonte nënën e saj pas showt, ato të dyja qanin nga gëzimi» Edhe vetë manaxherja e modeles, Knecht, ishte tejet e emocionuar.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.