VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Zvicra nuk këshillon kurrfarë udhëtimi në Libi
E Hënë, 10.26.2009, 03:11pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (DFAE) nuk këshillon kryerjen e asnjë lloj udhëtimi në Libi. Rekomandimi i publikuar sot në faqen e internetit të DFAE përfshin edhe kalimin tranzit në aeroportet libiana apo kroçierat që prekin brigjet e vendit veriafrikan. Kush, megjithatë, e ka absolutisht të domsodoshme që të shkojë në Libi është i ftuar të lidhet fillimisht me DFAE.

 

"Arrestimi provizo i Hannibal Ghedaafi-t, ndodhur në mesin e korrikut 2008 në Gjenevë, ka provokuar tensione midis Libisë dhe Zvicrës, të cilat vazhdojnë edhe tani," shpjegon DFAE. "Autoritetet libiane kundërveprojnë me masa kundër personave dhe ndërmarrjeve zvicerabe në Libi, për shembull me arrestimin e shtetasve zviceranë ose ndalimin e veprimtarisë tregtare."

 

Dy afaristë zviceranë janë mbajtur në Libi prej më shumë se një vit e pesë javë dhe nuk ka më lajme rreth tyre. Javën e shkuar Këshilli Federal përdori tone më të ashpëra ndaj Tripolit, por nuk ka bërë të ditur ende se çfarë masash ka ndërmend të marrë.

(http://info.rsi.ch/home)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.