VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Blic në filialet italiane të bankave zvicerane
E Martë, 10.27.2009, 06:27pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Hetime të imta nga Agjencia e Doganave Italiane kundër instituteve bankara zvicerane. Shtatëdhjetë e gjashtë filiale të bankave zvicerane apo zyra bankare të lidhura me ndërtmjetësa zviceranë ose me qendra në afërsi territoriale me San Marinon janë kontrolluar sot nga agjentë rojës së financës dhe nga inspektorë të këtij enti.

 

Në shenjestër të hetuesve, bën të ditur një notë ministrore, "përmbushja e rregullt e detyrimeve të komunikimit të të dhënave në arkivin e raporteve financiare, tatimet ndaj bankave dhe të ndërlidhjeve të tjera financiare, të të gjithë raporteve të mbajtura me klientelën dhe të operacioneve të zhvilluara jashtë raporteve të përhershme."

 

Komunikimi i të dhënave duhet bërë në mënyrë telematike në fund të çdo muaji. Prej sot Arkivi regjistron mbi 950 milionë raporte dhe mbi 90 milionë subjekte me veprime ekstra-konto. Nëntë rajone janë përfshirë në operacion: Emilia, Lombardia, Piemonti, Lacio, Veneto,. Toskana,. Kampanja, Liguria dhe Marke.

(http://info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.