VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Barazia gjinore: Zvicra bën progres
E Mërkurë, 10.28.2009, 08:46am (GMT1)

 

Voal-online Zvicra ka fituar një vend më lart në klasifikimin botëror që nxjerr çdo vit Forumi Ekonomik Botëror për barazinë gjinore, duke u ngjitur në vendin e 13-të. Në vend të parë është Islanda, pasuar nga Finlanda, Suedia, Norvegjia, Suedia dhe Zelanda e Re, ndërsa pabarazinë më të madhe e regjistron Jemeni.

Në renditjen e 134 vendeve vihet re ngjitja e madhe e Republikës Jugafrikane, që fiton 16 pozicione, duke u ngjitur në vendin e gjashtë. Keq për Italinë, e 72-ta, kapërcyer nga vende so Lesoto (e dhjeta), Botsvana (e 39-ta), Kazakistani (47), Kina (60) e Vietnam (71). Por gadishulli Apenin është para Çekisë (e 74-ta) dhe Japonisë (e 75-ta).

SHBA ka zbritur tri pozicione dhe është e 31-ta. Gjermania e 12-ta, zbret një pozicion, Britania e 15-ta (zbret një pozicion), Sapnja e Frnaca janë përkatësisht në vendin e 15-te dhe 18-të (zbresin tri pozicione).

Renditja është bërë mbi pazën e katër treguesve kryesorë: pjesëmarrja e gruas në ekonomi, arsimi, shëndeti dhe kushtet e jetesës, si dhe pjesëmarrja e gruas në pushtetin politik. (http://info.rsi.ch/home)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.