VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Partia Popullore Demokristiane hedh poshtë iniciativën kundër minareve
E Shtunë, 10.31.2009, 05:34pm (GMT1)

 

 

     Christophe Darbellay

 

Voal-online -Delegatët e CVP (Christlichdemokratische Volkspartei, Partisë Popullore Demokristiane), mbajtur në Dietikon (Zyrih), ftojnë elektoratin të hedhë poshtë iniciativën popullore që dëshiron të ndalojë ndërtimin e minareve në Zvicër, në votim më 29 nëntor. Kundër iniciativës ishin 274 delegatë, abstenues 5 e në favor 7.

Kjo iniciativë është provokatore, fut frikë në shpirtin e njerëzve dhe tallet me lirinë religjioze të njohur në vendin tonë. Për shumicën e delegatëve, mbështetësit e iniciativës SVP (Schweizerische Volkspartei) dhe UDF - i shërbejnë religjionit me qëllime politike.

Në mbledhje i është vënë theksi formimit profesional si çelës i suksesit të Zvicrës. Sidomos këtë e ka theksuar kryetari i demokristianëve Christophe Darbellay, duke veçanësuar se midis përparësive të partisë është edhe bujqësia.

Partia synon mbi të gjitha mbështetjen e formimit profesional për t'iu dhënë një të ardhme premtuese të rinjve. «Nuk mund të pranojmë që të rinjtë të mbarojnë shkollimin e detyrueshëm pa një formim profesional," ka deklaruar këshilltari nacional, sipas të cilit llojshmëritë e formimit aktual arsimor duhen ruajtur. Kryetari i CVP i ka vënë theksin edhe rëndësisë së bujqësisë. (http://info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.