VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ekonomia pozicionohet kundër iniciativës antiminare
E Hënë, 11.02.2009, 05:24pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Nëse iniciativa kundër minareve do të miratohej më 29 nëntor, vendet islame ka të ngjarë të vendosnin për ta bojkotuar tregun helvetik, duke i privuar kështu klientët nga sektorë të shumtë të rëndësishëm. Kështu mendojnë përfaqësuesit e botës eknomike, të cilët kanë mbajtur një konferencë sot në Bernë.

 

"Tema që votohet nuk është tipikisht ekonomike, por një ndalim i të ndërtuarit të minareve do të kishte pasoja të rënda për tregtinë helvetike," ka shpjeguar Gerold Bührer, president i Economiesuisse. Vitin e shkuar Zvicra ka eksportuar 15 miliardë mallra drejt vendeve muslimane, barbar me 7% të eksportit total të vendit. Pa llogaritur ndikimin negativ ndaj turizmit në rast të një "po" ndaj iniciativës.

 

Një ndalim i tillë është kundër "parimit liberal" të padronatit, sipas Rudolph Stämpfli, president i Bashkimit Zviceran të Pronarëve: "vendet islame mund ta konsiderojnë si një provokacion dhe të përshatin masa tkurrëse dhe pasoja do të ndihej në vendet e punës".

 

"Në kohë ekonomikisht të vështira nuk mund të lejojmë të komprometojmë pa nevojë prestigjin tonë" të një vend të hapur e tolerant, ka nënvizuar nga ana e tij Guglielmo Drentel, presidenti i Hotelleriesuisse. Shtetet e Gjirit janë një nga tregjet kryesore në rritje të turizmit helvetik. Në vitin 2008 kanë bërë 400 000 prenotime, në shtim 15% në krahasim me një vit më parë.

 

(http://info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.