Z.Merz ditën e marrëveshjes në Tripoli
Voal-online - Zvicra pezullon marrëveshjen me Libinë. Berna e ndërmerr këtë veprim për mospërmbushje të detyrimeve të marrëveshjes nga ana e Libisë.
Këshilli Federal i Konfederatës Helvetike, duke qenë përmallë mungesës të vullnetit nga ana e Libisë për bashkëpunim, ka vendosur që të pezullojë marrëveshjen e firmosur midis Zvicrës dhe Tripolit në Libi gjatë 20 gushtit të shkuar, dhe për më tepër do të vazhdojë politikën restriktive, shtrënuese përsa i përket lëshimit të vizave.
Këtë lajm e bëri me dije sot, zëdhënësi i qeverisë André Simonazzi.
(http://info.rsi.ch)