VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BRUKSELIT NUK I PËLQEN REZULTATI I VOTËS ZVICERANE - MARRËVESHJA PËR QARKULLIMIN E LIRË NUK RINEGOCIOHET

E Djelë, 02.09.2014, 07:14pm (GMT1)




Voal-online - Në një deklaratë të menjëhershme, të shkurtër Komisioni Evropian "ankohet" që është miratuar "një nismë për kufizimin sasior të emigracionit", duke nëvizuar se kjo shkon kundër parimit të qarkullimit të lirë të njerëzve mes Bashkimit Evropian dhe Zvicrës.

BE thekson se do të shqyrtojë ndërlikimet "për raportet BE-Zvicër në tërësinë e tyre". Në këtë kontekst - saktësohet - edhe pozicioni i Këshillit Federal ndaj rezultatit "do të merret në konsideratë".

"Qarkullimi i lirë nuk rinegociohet, është për të gjithë ose për asnjë," ka deklaruar nga ana e tij zëdhënësi i Komisionit të BE, Olivier Bailly. (rsi)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.