VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rasti Kadafi: Gjeneva nuk kërkon falje
E Enjte, 11.05.2009, 02:30pm (GMT1)

 

 

 

Këshilltari i Shtetit gjenevasLaurent Moutinot nuk do të kërkojë falje për arrestimin e Hannibal Gheddafi-t dhe gruas së tij Aline në Gjenevë në korrik 2008. Shefi i Departamentit të Instituciobeve ripohon se kërkimi i faljes do të ishte i pajustifikuar dhe nuk do të kishte as ndikimin më të vogël në krizën me Libinë.

"Keqardhja e shprehur nga presidenti i Konfederatës Hans-Rudolf Merz nuk ka ndihmuar në zgjidhjen e problemit," ka kujtuar Moutinot në një komunikatë ditore, e "as kërkesa ime për falje nuk do të shërbente për t'i përmirësuar gjërat."


 
"Dhuna e sulmeve personale ndaj meje më detyrojnë sot të jap këto saktësime," ka shtuar këshilltari i Shtetit.

 

Dhuna bashkëshortore dhe shtëpiake janë një problem i rëndë të cilën autoritetet gjenevase kanë vendosur t'i luftojnë pas adoptimit të një ligji special në këtë fushë. Në këtë kontekst, dhe pasi ka marrë nga Berna garancinë se Hannibal Gheddafi nuk gëzon asnjë imunitet që ndalon arrestimin e tij, policia gjenevase ka ndërhyrë, nënvizoi Moutinot. (http://info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.