VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZËRI I AMERIKËS - ZVICRA KUFIZON EMIGRACIONIN NGA VENDET E BE-së

E Hënë, 02.10.2014, 08:34am (GMT1)


Në Zvicër u miratua me një rezultat të ngushtë votash një ligj për kufizimin e imigracionit nga qytetarët e Bashkimit Evropian.
 
Televizioni zviceran njoftoi se 50,3 për qind e votuesve e mbështetën nismën "Ndalni emigracionin masiv" të propozuar nga Partia e Popullit, një parti e djathtë, e cila thotë se vendi nuk mund të përballojë 80 mijë imigrantë të rinj çdo vit.
 
Ky vendim do të thotë që qeveria zvicerane do të duhet të rinegociojë marrëveshje që lejojnë lëvizjen e lirë të njerëzve brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian. Qytetarët zviceranë gjithashtu kanë patur mundësinë të udhëtojnë dhe të punojnë lirisht në vendet e Bashkimit Evropian.
 
Sipas propozimit të ri, Zvicrës do t'i duhet të hartojë ligje që përcaktojnë kuota për numrin e imigrantëve evropianë, si dhe për të drejtën e tyre për t'u bashkuar me familjet.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.